Deputeti i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, tha se situata aktuale me moskonstituim e bën të ndihet keq dhe bëri të ditur se secili mandatar që i siguron 60 vota e ka edhe votën e tij.
Ai potencoi se nuk është bllokues, por partive të mëdha po iu konvenon kjo situatë.
“Asnjëri nuk e ka menduar që do të jetë kaq gjatë, e kaq e pakuptimtë, jemi në një situatë që veç po shifet në çfarë situate është bota ndërsa ne merremi me konsitutimin e Kuvendit. Unë nuk ndihem mirë në këtë situatë që jam dhe siç duket partive të mëdha po iu konvenon. Ka dy muaj që nuk kam pasur takim me asnjë parti”, tha Berisha, transmeton Klankosova.tv
Ndryshe, sot është përpjekja e 32-të që nga 15 prilli për konstituim të Kuvendit.
The post Berisha: Secili mandatar që i siguron 60 vota e ka edhe votën time, nuk jam bllokues appeared first on Kosovapost.net.