Kandidati i Bashkimit Demokratik për Prizrenin për kryetar të kësaj komune, Zafir Berisha, ka folur rreth themelimit të Gjykatës Speciale.
Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Berisha tha se qëllimi i vetëm i Speciales është barazimi i luftës çlirimtare të UÇK-së me luftën gjenocidale të Serbisë.
“Fillesa e kësaj Gjykate ka qenë natyrisht me prapavijë politike. Unë atëherë si deputet, jo rastësisht kam qenë, jo vetëm kundër po shumë i ashpër edhe me disa nga miqtë e mi, bashkëluftëtarë të mi në kuadër të presionit për mos me votu, duke përfshirë edhe presidentin Thaçi. Unë edhe atëherë, edhe sot mendoj që kjo Gjykatë ka një qëllim, barazimin e luftës çlirimtare të UÇK-së dhe luftës gjenocidale të Serbisë”, tha politikane.
“Dhe për me arrit me dënu luftën e pastër të UÇK-së, natyrisht duhet me u përdor metodat e sistemeve komuniste”, shtoi tutje ai.