Berisha: Kryetari i komunës nuk duhet të vajtojë si një qytetar i rëndomtë, por duhet të ndjekë të gjitha rrugët institucionale për zbatimin e Ligjit për Obiliqin

Kryetari i degës së Lëvizjes për Bashkim në Obiliq, Ajet Berisha ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi lidhur me punësimet në KEK, shkruan Fokusi.info.

“Në rrethana normale një kryetar Komune nuk duhet të vajtoj si një qytetar i rëndomtë, por duhet të ndjekë të gjitha rrugët institucionale për zbatimin e Ligjit për Obiliqin”, ka shkruar Berisha në rrjetin social ‘Facebook”.

Ja statusi i plotë i Berishës:

“Punësimet në KEK dhe reagimi i Kryetarit të Komunës!

Kryetari i Komunës paska reaguar lidhur me punësimet e fundit në KEK. Fund e krye koka paraqitë viktimë.

Kryetari bashkë me Kryeministrin e vendit është dashtë t’i mendojnë këto gjëra kur premtonin pa ndalë vende pune në KEK.

Në rrethana normale një kryetar Komune nuk duhet të vajtoj si një qytetar i rëndomtë, por duhet të ndjekë të gjitha rrugët institucionale për zbatimin e Ligjit për Obiliqin.

Por, kryetari i komunës sonë e ka problem t’a bëjë këtë gjë sepse partia e Kryetarit të Komunës (AAK) i ka ndarë ndërmarrjet publike me PDK-në. Tanimë e dijnë të gjithë se AAK menaxhon me punësimet në PTK e PDK-ja në KEK. Prandaj, vështirë është të ndjeken rrugë ligjore kur dallaveret bëhen nën tavolinë.

Për fund: a ka të drejtë me vajtu kryetari i komunës për këto punësime, kur krejt identik vepron vet në institucionin që e udhëheq.”

Po ashtu, Berisha ka deklaruar se nga listat e publikuara për kandidatët e përzgjedhur për punësim në KEK, në konkursin e fundit, përsëri, shumica dërmuese nuk janë nga Komuna e Obiliqit.

Pushtetarët qendrorë dhe lokal nuk i mbajnë premtimet e fushatës elektorale për zbatimin e Ligjit për Obiliqin.

Kryeministri dhe Kryetari i Komunës së Obiliqit para zgjedhjeve premtonin se shumica dërmuese e të punësuarve në KEK do të jenë nga Komuna jonë.

Ua përkujtojmë pushtetarëve të Obiliqit se Ligji për Obiliqin nuk sjellë vetëm paratë e rentes por ka edhe shumë e shumë benifite tjera, ndër to edhe përparësia e punësimeve në KEK për banorët e Obiliqit.”

Kjo ishte deklarata e Xhafer Gashit:

DEKLARATË

Drejtuar medieve dhe opinionit të gjërë;

“I indinjuar dhe revoltuar tej mase me zhvillimet e fundit në Korporaten Energjetike të Kosovës, me punësime dhe investimet në komunën që unë drejtoi, komunën e Obiliqit, të nderuar më lejoni të rikujtojë për të saten here obligimet që KEK-u ka ndaj komunitetit tani e sa vite që operon në komunën tone e së fundmi ky obligim i ceket edhe me Ligjin për Zonën e Rrezikuar Mjedisore të Obiliqit (Ligji NR.05/L-044), si dhe Vendimin e kryeministrit Ramush Haradinaj (Vendimi Nr.13/89, date:12.02.2019)

Ashtu siç e dini, territori prej 105 km2 i komunës, 72% shfrytëzohet nga KEK-u, e shpallur kështu zone me interes të veçantë, po ashtu degradime të shumta si në sipërfaqet e tokave bujqësore ashtu edhe në ambientin dhe mjedisin tone, e të cilat kanë sjell te sëmundjet e rënda e edhe tek shpronësimet e popullësisë.

Për këto vite fshati Hade dhe fshati Shipitullë kanë mbetur nën ndikimin e fatit, deri në kohën kur realizuam Ligjin për Obiliqin, ndërsa edhe sot e kësaj dite KEK-u nuk merr dhe nuk mbartë përgjegjësitë e tij karshi demit që u shkakton komunitetit, e për të cilat duhet të bëjë kompensimin.

Të nderuar qytetar,

Nuk e dijmë deri kur duhet duruar këto padrejtësi, kur përveç që KEK-u nuk respekton Ligjin dhe Vendimin, e nuk pranon në punësim, në kushtet e barabarta me prioritet qytetarët e Obiliqit, të njejtit po atë ditë të listes së publikimit me punëtorët e pranuar, hap konkurs të rregullt prap!

Shkelje e dyfishtë!

Premtimet dhe zotimet në investimet në ambient, gjelbrim dhe parqe po ashtu që nga muaji mars i 2018, ende asnjë realizim nga KEK-u.

Të nderuar,

Fshati Hade e Shipitullë përsëri temë diskutimi, shpronsimi dhe ende pa një zgjidhje, tema e rikthyer

Pas takimeve të shumta me Qeverinë, ministritë gjegjëse dhe Korporaten Energjetike të Kosovës, ishte koha kur KEK-u do të respektonte kërkesat e komunitetit, por si duket KEK-ut nuk i bëhet vonë,

Prandaj të nderuar,

U ftoi të gjithë ju që keni aplikuar e ju është shkelur e drejta juaj në këto konkurse të paraqitni ankesat e juaja në adresat e duhura te organet kompetente,

Po ashtu banorët e fshatit Hade e Shipitullë,u ftoi neser (11.05.2019)në ora 17:00, në sallën e kuvendit komunal, takim për të diskutuar shqetësimet tona,

Po ashtu me datë: 14.05.2019 ( e marte), nga ora 10:00, do të mbajmë seancë të jashtzakonshme në sallën e kuvendit komunal

Të nderuar,

Ne jemi të vendosur për të drejtat tona dhe nuk do të ndalemi deri në realizimin e tyre, në të gjitha format.