Berisha kërkon dorëheqjen e Maqedoncit – Janë ‘argat’ për përfitime të Dejona Mihalit

Berisha kërkon dorëheqjen e Maqedoncit – Janë ‘argat’ për përfitime të Dejona Mihalit

Deputeti nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, në një intervistë për GazetaBlic, fton ministrin Maqedonci të jap dorëheqje, pasi që sipas tij ai nuk ka se çfarë të tregon më.Berisha thotë se problemet në FSK-së, janë më të mëdha sesa që duken, sipas tij interferimet politike ndikojnë në tërë këto punë.

“Ne do të vazhdojmë punën tonë në thirrjen në përgjithësi, edhe në raportim të komandatit por edhe të ministrit që e ftoj të jap dorëheqje se nuk ka çka me na tregu ma, nëse vazhdon me rrejt tërë kohën. Problemet në FSK janë më të mëdha se ato që i kemi përmend, nuk është e vërtet se këta kanë plotësu ndonjë kriter apo e kanë avancu çështjen e FSK-së. Janë interferimet partiake në ministrinë e mbrojtjes, të njerëzve jo legjitim, të pazgjedhur, pa mandat që interferojnë në tërë këto punë”, tha ai.Sa i përket çështjes së ushqimit të FSK-së, Berisha thekson se janë dy grupe nga e njëjta parti që dëshirojnë të marrin tendera dhe të përfitojnë.

Sipas tij, zv/ministri i mbrojtes dhe sekretari së bashku me disa deputetë tjerë janë të ndikuar nga Dejona Mihali.“Çështja me ushqimin është problem, sepse aty janë dy grupe të së njëjtës parti, që insistojnë me marrë tendera edhe me përfitu. Për shkak të këtyre problemeve kemi edhe dorëheqjen e një ministri paraprak, për shkak të interferimeve partiake. Këto janë dy grupe, në njërën anë ministri që don me bo një kontratë me një operator egzistues, edhe zv/ministri, sekretari e disa deputetë që janë ma shumë të ndikum nga Dejona Mihali, që dëshiron me ia dhënë një operatori tjetër, kur e kanë pa që kjo punë është bërë e madhe, pastaj kanë vendos që ta bëjnë ushtrinë e pavarur, që ushtria të bëjë bukën, kjo i bie që edhe aty munden me ndodh hajni, sepse tash nuk vjedh operatori por vjedh direkt zv/ministri e kta, dmth kjo nuk është shpëtim për ushtrinë.Problem korrupsioni është gjithkun por më së shumti në Kosovë, nuk ka shpëtim kjo”, u shpreh ai për GazetaBlic.

Berisha ndër të tjera tregon se ka informacione që ushtarët e FSK-së janë dukë përgatitë ushqim, dhe disa kuzhiner janë duke punu në mënyrë vullnetare pa pagesë. Ai gjithashtu thekson se ka mungesë të higjenës, kjo pasi që në kuzhina kanë filluar të dalin edhe minj.“Kam informacione në bazë ditore, ku ushtarët e FSK-së, janë tu përgatitë ushqim, janë disa kuzhiner që kanë mbet aty vullnetarë por që nuk paguhen dhe që bëjnë ushqim, është mungesë e higjienës kanë fillu minjët me dal në ato kuzhina, furnizimet prap se prap janë mirëpo higjenë, inspektim nuk ka, ushqimi nuk është profesional, dhe kuzhinerët që kanë mbet prej operatorëve të kontratave të mëhershme ata nuk paguhen por janë si vullnetarë duke punu për mos me lënë ushtrinë pa bukë”, potencoi deputeti.

Ai, tregon se kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit, zv/ministrit dhe sekretarit të Ministrisë së Mbrojtjes, ku për këtë të fundit tregon që është vëllau i deputeti Enver Dugolli, i cili mundohet të përfitoj nga pozita ku sipas tij edhe është zgjedhur jashtëligjshëm.Berisha thotë se të gjithë duhet të japin dorëheqje pasi po e manipulojnë opinion, ku shton se të gjithë janë argat për përfitime të Dejona Mihalit, e cila e ka autoritetin e kryeminsitrit Kurti.

“Problemet me ushtri janë shumë të mëdha, ministrit i kemi kërku dorëheqje, po ashtu zv/ministrit Shemsi Syla, sekretarit Dugolli që është vëllau i Enver Dugollit, e që del ky e mundohet me i arsyetu sepse ai nuk është aty sekretar për sy të zi por vetëm me përfitu ku edhe është i zgjedhur jashtëligjshëm. Këta me pas pak dinjitet ish dasht me dhënë dorëheqje sepse po e manipulojnë opinionin dhe po rrejnë pa ndërpre. Janë argat, dhe janë viktima me dëshirën e tyre për përfitime të Dejona Mihalit që e ka autoritetin e kryeministrit Kurti”