Kandidati për deputet nga rradhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thënë se është koha që Albin Kurti të “luaj” përnjëmend. Pra, të krijojë qeveri ose të dalë në opozitë. Megjithëse siç tha Berisha, “i druhet një versioni të tretë të Kurtit, që është anarkia”.
Postimi i plotë:
Koha me lujtë përnjëmend Albin
Dy rrugë i ke i nderum, mos e zgjjedh të treten!
1. Bone shumicën dhe krijo Qeverinë, ose
2. Hap krahun dhe dil në Opozitë!
Nëse ndërton Qeveri duhet ta bësh Asociacionin, nuk ke me i rritë pagat, hajnat nuk ke me i futë në burg (Liburnin, Martinin, Rozeten e Nagipin), nuk ke me ndërtu hekurudha, etj.
Nëse rrin në Opozitë, Kosovës i hiqen sanksionet, Amerika dhe BE do të derdhin fonde për Qeverinë e re, do të rriten investimet direkte në ekonomi etj.
Pra në të dyja raastet fytyra e Albinit do të demaskohet, prandaj unë druaj nga skenari i tretë-Anarkia.
Ky zotnia, duke pas frikë nga dy variantet e pare, as nuk ka me ba Qeveri, as nuk ka me leju të tjerë, duke provoku zgjedhje të pandërprera, destabilizim dhe stagnim të Kosovës.