Bëri tejkalim të parregullt, policia në Ferizaj e gjobit shoferin me 150 euro, 1 pikë negative dhe 3 muaj ndalim vozitje

Policia në Ferizaj e ka gjobitur një shofer për tejkalim të parregullt.

E.G. 26 vjeç është gjobitur me 150 euro, 1 pikë negative dhe masë pezullimi të patentë shoferit për 3 muaj.

Policia ka apeluar për respektim të rregullave dhe shenjave të trafikut.

Komunikata e plotë:

Gjobë ndaj shoferit për tejkalim të parregullt të mjeteve

Ferizaj, 19/03/2025

Policia e Komunikacionit Rrugor, më 18.03.2025, ka marrë një video ku shihet një automjet furgon i tipit Mercedes që kryen tejkalim të parregullt nga ana e djathtë. Pas identifikimit, shoferi E.G,(26 vjeç) u ftua në stacionin e policisë në Ferizaj dhe iu shqiptua një gjobë prej 150 euro, 1 pikë negative dhe masa e pezullimit të patentë-shoferit për 3 muaj.

Policia apelon te të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut.

Për çdo kundërvajtje, qytetarët mund të njoftojnë policinë përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose në numrat e kujdestarisë: 192, 0290/326-250, 0290/322-406.

Të dhënat do të ruhen me konfidencialitet të plotë.