Luis Díaz ishte protagonisti kryesor në “Parc des Princes”, duke shënuar dy gola në fitoren 2-1 të Bayern Munich ndaj PSG-së në Champions. Sidoqoftë, mbrëmja e kolumbianit u kthye në makth para pushimit, kur u përjashtua me të kuq pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj Achraf Hakimi, i cili u largua nga fusha me lot në sy.
Pas një vale kritikash dhe ofendimesh në rrjetet sociale, pavarësisht mbështetjes së klubit, ish-lojtari i Liverpool-it reagoi më në fund me një mesazh në Instagram: “Ka qenë një natë plot emocione. Futbolli na kujton se në 90 minuta mund të ndodhë gjithçka, më e mira dhe më e keqja. Jam i trishtuar që nuk mbarova ndeshjen me shokët, por krenar për përkushtimin e tyre. I uroj Hakimit rikthim të shpejtë në fushë”.
Ndërkohë, Hakimi pret rezultatet e testeve mjekësore për të përcaktuar dëmtimin e kyçit të këmbës dhe kohën e mungesës, mes shqetësimit në Francë dhe Marok për Kupën e Afrikës që po afrohet.
The post “Bëri për spital” Hakimin, thyen heshtjen Luis Díaz: Mbrëmje emocionuese, në 90 minuta mund të ndodhë gjithçka appeared first on Telesport.











