Bergomi për shanset e titullit: Favoritë janë Juventusi dhe Napoli, zikaltrit vijnë më pas

Giuseppe Bergomi, ish-kapiteni i Interit, ka qasje ndryshe për garën e këtij sezoni në Serie A: “Besoj se për titullin, më përpara janë Juventusi dhe Napoli, ndërsa Roma, Interi e Milani vijnë pak më poshtë. Pastaj, parashikimet janë bërë për t’u rrëzuar, por unë këtë panoramë bëj për garën e këtij kampionati”.

Duke folur për klubet italiane në Europë, ai është treguar i rezervuar, duke sjellë si shembull Interin: “Me Inzaghin, zikaltërit kanë luajtur dy finale Champions-i në 3 vite, por kishin bërë edhe njëlloj rrugëtimi të caktuar për të mbërritur deri aty.

Nuk di të them cili do të jetë rrugëtimi i ekipeve italiane në Europë. Mund të kemi ndonjë surprizë, por nëse duhet të jem racional, ekipet europiane kanë diçka më shumë se ato italiane”.

The post Bergomi për shanset e titullit: Favoritë janë Juventusi dhe Napoli, zikaltrit vijnë më pas appeared first on Telesport.