Bergomi: Ekziston një Milan me Rabiot dhe një pa të, ky i fundit vuan shumë

Ish-mbrojtësi i Interit dhe komentatori i “Sky Sport”, Giuseppe Bergomi, analizoi humbjen e  Milanit ndaj Lazio (1-0). Sipas tij, mënyra si luan Milani, pa një sulmues tipik, varet shumë nga lloji i ndeshjes: “Milani pa ‘9’ në formacion funksionon për një lloj të caktuar ndeshjeje.

Në pjesën e parë ndaj Lazio nuk luajti mirë, ndërsa në të dytën u përpoq të krijonte diçka. Në hapësira të mëdha kjo skuadër ka disa limite dhe futet në vështirësi. Në atë moment duhet të ndryshojë, por Milani pa një sulmues funksionon vetëm në disa situata të caktuara”.

Bergomi u ndal edhe te mungesa e Adrien Rabiot: “Ekziston një Milan me Rabiot dhe një pa Rabiot. I kemi lavdëruar gjithmonë dy afrimet kuqezi, të francezit dhe Luka Modrić. Në mesfushë, prania e Rabiot bën shumë diferencë për shkak të karakteristikave që ka”.

The post Bergomi: Ekziston një Milan me Rabiot dhe një pa të, ky i fundit vuan shumë appeared first on Telesport.