Bergessio trondit: Mafia siçiliane donte “ta hiqte qafe” Icardin prej Wanda Narës. Maxi Lopez i shpëtoi jetën

Ish-sulmuesi argjentinas Gonzalo Bergessio ka bërë një rrëfim befasues mbi periudhën kur luante te Catania me Maxi Lopez. Në një intervistë për “Más de una Copa” në “DSports Radio”, ai zbuloi se mafia siciliane kishte ndërhyrë pas skandalit mes Mauro Icardit, Maxi Lopez dhe Wanda Narës.

Sipas tij, disa anëtarë të organizatës kriminale vendase donin “ta hiqnin qafe” Icardin për shkak të lidhjes së tij me ish-bashkëshorten e Lopez: “Ata i thanë Max-it: Do që ta qërojmë atë tipin? Lopez u përgjigj: Jo, jo, qetësohuni. Po, po, isha aty, e dëgjova vetë gjithçka”. Bergessio shtoi se “po, Maxi i shpëtoi jetën Icardit, në kuptimin e plotë të fjalës”.

Sot, Wanda Nara është sërish në marrëdhënie të mira me Maxi Lopez për shkak të tre fëmijëve të përbashkët, ndërsa me Icardin po përballet në një betejë ligjore për kujdestarinë e dy vajzave. Edhe Pablo Álvarez, ish-lojtar i Catania, ka pranuar se mafia kishte ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e ekipit të futbollit.

Immagine

The post Bergessio trondit: Mafia siçiliane donte “ta hiqte qafe” Icardin prej Wanda Narës. Maxi Lopez i shpëtoi jetën appeared first on Telesport.