Berat Gjimshiti shpallet Lojtari i Vitit për Kombëtaren. Kapiteni bën shaka: “Nder për mua, të paktën do tia çoj djalit tim sepse më thotë ku i ke çmimet…”

Për të dytin vit radhazi, në Mbrëmjen Gala “Topi i Artë”, ku një hapësirë e veçantë i kushtohet Kombëtares shqiptare, kapiteni Berat Gjimshiti u nderua me çmimin prestigjioz “Lojtari i Vitit i Kombëtares”.

Çmimin e veçantë ia dorëzoi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Berat Gjimshiti udhëhoqi Kombëtaren shqiptare drejt një tjetër arritjeje historike, duke siguruar kualifikimin në fazën play-off të Kupës së Botës, ku Shqipëria, për herë të parë në histori, në mars të vitit 2026 do të tentojë të sigurojë një vend në Botëror.

Përzgjedhja e tij si “Lojtari i Vitit i Kombëtares” u bë përmes votave të vetë futbollistëve të Kombëtares shqiptare.

“Djali shpesh me thote ky i ke çmimet por une i them se jam mbrojtes dhe spara shenoj ose fitoj trofe individualë ndaj do tia çoj këtë çmim (qesh)”

The post Berat Gjimshiti shpallet Lojtari i Vitit për Kombëtaren. Kapiteni bën shaka: “Nder për mua, të paktën do tia çoj djalit tim sepse më thotë ku i ke çmimet…” appeared first on Telesport.