Ismet Beqiri i LDK-së i është kundërpërgjigjur Glauk Konjufcës së Vetëvendosjes, ku ky i fundit tha se Vjosa Osmani është e ndërtuar për postin e kryetares së Kuvendit.
Beqiri ka thënë se ky propozim është joserioz dhe kjo nuk është fryma e bashkëpunimit.
“Kandidimi i Vjosa Osmanit për postin e kryeministrit është një e drejtë ekskluzive e LDK-së e Këshillit të Përgjithshëm që të përcaktojmë për atë se me kë do t’i fitojmë zgjedhjet”, tha Beqiri.
Ai ka folur edhe për deklaratat e nënkryetarit të VV-së, Glauk Konjufca i cili gjatë ditës së djeshme tha se Vjosa Osmani është e ndërtuar për postin e krye-parlamentarit.
“Mendoj që është jo serioze t’i thuhet se “LDK-së bie mirë sepse e kryen mirë punën e kryetarit të Kuvendit X personi edhe të president dhe ne (VV) po e marrim kryeministrin”. Nuk është kjo fryma e bashkëpunimit”, tha ndër të tjera Beqiri për rtv21.
E ish- deputetja e VV-së, Arbërie Nagavci tha se është mirë që të marrin një përgjigje para datës 30 në mënyrë që të dihet se kush me kë do t’i hyjë fushatës zgjedhore.
“Besojmë që deri para datës 30 të qartësohet se si do të marrin pjesë subjektet në garë. Ka diskutim me LDK-në por akoma nuk ka diçka përfundimtare në këtë drejtim”, tha ndër të tjera ajo.