“Skaneri” i Karim Benzema për situatën që po kalon Real Madridi dhe lidershipin që duhet të tregojë Mbappe vazhdon si më poshtë:
Problemet e egos: “Sot, Reali nuk ka më atë lloj lojtari me shumë përvojë që mund t’i thotë Bellingham, Mbappé apo Vinicius se po gabojnë. Kjo e vështirëson situatën… Trajneri, sipas meje, ua thotë, por në një mënyrë tjetër. Sot futbolli, sinqerisht është shumë i komplikuar. Lojtarët nuk flasin më me njëri-tjetrin. Dhe kjo duket. Është: ‘Bëra punën time, shënova golat e mi’. Kështu është futbolli sot”.
Të pranosh kritikat: “Kritikat janë gjithmonë të vështira për t’u pranuar, por në fakt janë një hap përpara. Nëse i pranon, përmirësohesh. Është më mirë për ty dhe për të gjithë. Por sinqerisht, Reali është i komplikuar; ka shumë lojtarë të mirë”.
Niveli i Mbappé: “Ai shënon shumë gola dhe do të vazhdojë t’i shënojë, si te PSG. Por më e rëndësishmja është që Reali e bleu për të fituar ndeshjet vendimtare. Dhe ai është i aftë ta bëjë këtë. Ky është presioni që duhet të marrë mbi vete për t’u bërë lider i sulmit. Ai duhet ta çojë Real Madridin drejt trofeve, me të tjerët, jo i vetëm. Prandaj fola për lidhjen”.
Të jesh vendimtar në ndeshje të mëdha: “Kujdes! Dy gola apo tripletë kundër Elche nuk janë të lehta. Mos mendoni se Elche do të thotë ndeshje e thjeshtë. Edhe në Arabinë Saudite, kur shënon tre gola, thonë ‘vetëm Arabia Saudite’… Jo, ka mbrojtës, ka portier. Unë flas për ato momente kur ekipi duhet patjetër të fitojë. Për këtë e kanë marrë. Ai ka aftësinë, dhe shpresoj që t’ia arrijë”.
The post Benzema “shigjeton” Mbappe: Që të fitosh ndeshjet e mëdha, për këtë të mori Real Madridi appeared first on Telesport.











