Benzema nuk kursehet për Mbappe, por tregon çfarë pret nga ai këtë sezon

Në një intervstë të fundit për “AS”, Karim Benzema foli me fjalë të mëdha për Kylian Mbappe dhe zbuloi se çfarë pret prej tij në këtë sezon te Real Madrid. Kylian Mbappe po përjeton një sezon fantastik, ku ka shënuar 18 gola në 16 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Duke lavdëruar bashkëkombësin e tij francez, Karim Benzema foli për ndikimin që duhet të ketë një sulmues si Mbappe te Real Madrid.

“Mbappe është shumë më i mirë këtë sezon. Shënimi i golave ​​nuk është asgjë e re për të. Ai e bënte tashmë këtë te PSG dhe do të vazhdojë të gjejë rrjetën në Madrid, ndoshta edhe më shumë.

Ai është lloji i lojtarit që shënon gjithmonë. Por ajo që pres unë nga Kylian është që ai të luajë më mirë kur  Real Madridi të ketë më shumë nevojë për të. Do të ketë ndeshje ku Mbappe mezi do të prekë topin. Por nëse i jepet një shans, duhet ta shfrytëzojë. Kështu është në Madrid. Ke ndeshje, si kundër Atletico Madrid ose Liverpool, ku ekipet rrinë dhe mbrohen, dhe ai duhet të përshtatet me këtë. Sepse Real Madridi mbështetet te Mbappe në ato momente – për të fituar Ligën e Kampionëve dhe trofe të tjerë. Unë besoj se ai mund ta bëjë, por vetëm me ndihmën e shokëve të tij të ekipit. Ai nuk mund ta bëjë vetëm”, ​​tha Benzema.

The post Benzema nuk kursehet për Mbappe, por tregon çfarë pret nga ai këtë sezon appeared first on Telesport.