Benzema i dërgon mesazh thumbues Mbappés, “kurorëzon” Realin dhe Perez si numrat 1 në botë

Karim Benzema ka folur gjatë për Real madridin, klubin e tij të zemrës, sikurse e konsideron: “Mbappé është shumë më i mirë këtë sezon; shënimi i golave nuk është diçka e re për të. E bëri te PSG, te Real Madridi do të shënojë edhe më shumë. Ajo që presim nga Kylian është që kur të ketë mundësi, ai të shënojë. Kështu funksionon te Real Madridi.

Real Madridi ka shumë nevojë për të, ka ndeshje ku ai duhet të shënojë, si kundër Atlético Madridit, Liverpool-it… Këto janë ekipe që mbrohen, ndaj ai duhet të ndërhyjë, të punojë situatat. Ai duhet të kombinohet me Vini Jr.

Real Madridi e ka marrë Mbappé për këto momente, për të sjellë Ligën e Kampionëve në shtëpi. Mendoj se ai mund ta bëjë me lojtarët e tjerë. Nuk mund ta bëjë vetëm. Ka nevojë për Vini Jr, lojtarë të tjerë…, kjo është e vërteta. Mendoj se Vini Jr, Mbappé, Rodrygo (edhe pse nuk luan shumë), Bellingham…, duhet të komunikojnë.

Njëri është aty për të shënuar gola, tjetri për të dhënë asist. Nuk do t’i themi Bellingham të shënojë gola, sepse kjo është puna e Mbappé, as nuk do t’i themi të bëhet numër 10, sepse ky është roli i Bellingham. Ata duhet të flasin. Ai tani është më i mirë, por duhet të fokusohet më shumë në këto momente kur Real Madrid ka nevojë për të, sepse ka gjithçka për të bërë”.

Deklarata të tjera pikante të francezit:
– “Reagimi i Vini në ‘El Clásico’? Ai zemërohet kur largohet nga fusha, kjo është normale. Ky është karakteri i tij. Po, nuk duhet ta bëjë këtë. Njerëzit duhet të dinë se ai është kështu. Bëri një reagim, nuk është gjë e madhe. Ai po shkonte mirë në fushë, mendoi se mund të bënte më shumë, të kishte më shumë prekje, por pastaj u zëvendësua. Reagoi sepse nuk donte të largohej nga fusha. Është normale, nuk është gjë e madhe”.

– “STILI i Xabi Alonsos si trajner ka TË GJITHA ato që UNË DUA. Është në nivel të lartë. Presing i lartë, pasime vertikale. E DUA”.

– “Vinicius mund ta fitojë ‘Topin e Artë’. Ai ka cilësinë dhe është në vendin më të mirë për ta bërë këtë, te Real Madridi. NUK KA KLUB MË TË MIRË”.

– “Ajo që disa njerëz i bëjnë VINICIUS JR është diçka JO E DREJTË. Ai është një djalë shumë i mirë, me zemër të madhe, që dëshiron të mësojë, është fenomenal. Njerëzit ushtrojnë shumë presion mbi të. Ka disa që nuk mund të mbajnë kaq presion. Ai është ende i ri, por ka luajtur shumë për Real Madridin dhe nuk mund të harroni çfarë ka bërë. Nuk mund të thuash që është i keq tani. Thjesht nuk është e drejtë. Ai është shumë i mirë, por mund të bëjë edhe më shumë”.

– “Një KTHIM te Real Madridi më 2026? Unë jam madridist. Do TË SHOHIM ÇFARË MUND TË NDODHË. E ndjej në shpirtin tim. Madridi është ende qyteti im. Do të shohim çfarë do të ndodhë”.

The post Benzema i dërgon mesazh thumbues Mbappés, “kurorëzon” Realin dhe Perez si numrat 1 në botë appeared first on Telesport.