Karim Benzema është rikthyer edhe njëherë tjetër në qendër të merkatos. Sulmuesi 38-vjeçar ka ndarë rrugët me Al-Ittihad, pasi palët nuk ranë dakord për kushtet për rinovimin e kontratës, e cila skadon në qershor të këtij viti.
Megjithatë, francezi nuk do të presë fundin e sezonit për t’u larguar nga kampioni në fuqi i Arabisë Saudite, por mund ta bëjë këtë gjë brenda afatit të merkatos dimërore.
“Footmercato.net” zbulon se destinacioni i ri i Benzema mund të jetë po në ligën saudite dhe konkretisht tek Al-Hilal. Duke qenë se Marcos Leonardo është drejt largimit për tek Atletico Madrid, Al-Hilal ka piketuar Benzema pikërisht si zëvendëusesin ideal të sulmuesit brazilian.
Megjithatë, jemi ende na fazat e para të bisedimeve mes palëve.
The post Benzema bëhet “tradhtar”? Francezi largohet nga Al-Ittihad, por jo nga Arabia Saudite? appeared first on Telesport.










