Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, Rafa Benitez, ish-trajner i Napolit dhe Interit, komentoi garën për titull në Serie A: “Çfarë të presim? Me shumë gjasa, sfidën e zakonshme mes Napolit dhe Interit.
Në këtë moment, kur mungojnë edhe disa ditë deri në mbylljen e merkatos, më duken skuadrat më të kompletuara. Një avantazh i lehtë i shkon Napolit, për arsyet që dihen: sepse fitoi titullin sezonin e kaluar dhe ka ende Conten në pankinë. Kjo është një armë shtesë”.
Për De Bruyne: “Po flasim për një mesfushor me inteligjencë të rrallë. Një lojtar që bën diferencën, me personalitet dominues, që do të bëhet pikë referimi e sigurt për një skuadër ku personaliteti nuk ka munguar kurrë, falë edhe trajnerit që di si fitohet”.
Për Interin: “Struktura e skuadrës zikaltër është e fuqishme, sulmi ka nivel të lartë ndërkombëtar. Gjithashtu janë bërë lëvizje për të ardhmen. Një shembull është Bonny, i cili përkrah Lautaros dhe Thuramit në stërvitje mund të mësojë shumë”.
The post Benitez, i sigurtë për titullin e Serie A: Gara do të jetë mes këtyre dy skuadrave appeared first on Telesport.