Fati i bëri një shaka të çuditshme Real Madridit. Ekipi i Alvaro Arbeloa do të përballet me Benfica në “play-off” për të siguruar vendin në 1/8-at e Champions League. Ndeshja e parë do të luhet në Lisbonë, ndërsa kthimi në “Santiago Bernabéu”.
Për Mbappé dhe shokët e tij është një rikthim në “vendin e krimit”… Humbja 4-2 në “Da Luz” dhe goli i Trubin në minutën e 98-të janë ende të freskëta në kujtesën e tifozëve të bardhë. Kthimi gjithashtu shënon vizitën e parë të trajnerit portugez José Mourinho në stadiumin ku ishte protagonist nga 2010 deri më 2013. Një atmosferë tensioni dhe kujtimesh.
Real Madridi do të ketë mundësinë të hakmerret për humbjen që i kushtoi mos kualifikimin direkt në 1/8, duke shfrytëzuar avantazhin e ndeshjes në shtëpi, ndërsa Benfica do të përpiqet të përsërisë “mrekullinë” e pak ditëve më parë. Një sfidë spektakolare, veçanërisht për “Special One”, që dëshiron të tregojë se mund të ndikojë sërish në skenat më të mëdha.
The post Benfica-Real Madrid, rikthim në “vendin e krimit”… Rast për “hakmarrje” ndaj Mourinhos appeared first on Telesport.










