Bellingham: Unë e di recetën sesi fitohet një ndeshje kundër Barcelonës

Jude Bellingham është shumë i ri, por ka mjaftueshëm eksperiencë për të kuptuar sesi fitohen ndeshjet e mëdha.

I pyetur për klasiken e sotme me Barcelonën në “Santiago Bernabeu”, ai ka dhënë recetën sesi fitohen këto ndeshje big.

“Menaxhimi i momenteve më pikante, emocioneve dhe detajeve bën gjithë dallimin. Duhet qetësi absolute dhe durim”, ka deklaruar anglezi.

“Skuadra ka ndryshuar për mirë krahasuar me vitin e kaluar. Ky mund të jetë viti ynë. Përqendrimi është sekreti dhe ne do ta kemi. Jemi gati për këtë ndeshje, sidomos nëse Bernabeu do të jetë gati për mbështetje”.

The post Bellingham: Unë e di recetën sesi fitohet një ndeshje kundër Barcelonës appeared first on Telesport.