Bellingham s’kishte shënuar nga korriku, u zhbllokua ndaj Juves: Çfarë ndjesie fantastike!

Jude Bellingham shënoi golin vendimtar për Real Madridin në fitoren 1-0 ndaj Juventusit, në Champions, duke e përshkruar si “një ndjesi fantastike”. Ky ishte goli i tij i parë i sezonit, pas operacionit në shpatull që e kishte mbajtur jashtë fushës dhe larguar nga ritmi i skuadrës së re, sipas ideve të Xabi Alonso.

Bellingham shfrytëzoi një devijim të goditjes së Vinicius në shtyllë për të shënuar, duke i dhënë tri pikë të rëndësishme Realit, në një ndeshjeje të hapur kundër Juventusit. Kjo ishte fitorja e tretë e “Los Blancos” në Champions, këtë sezon. Përpara “El Clásico” ndaj Barcelonës, Bellingham deklaroi:

“Është një ndjesi fantastike, nuk kisha shënuar për një kohë të gjatë. Kam kaluar shumë kohë jashtë, e kisha ëndërruar këtë moment. Sa bukur të kthehem në Champions dhe të luaj ndaj një skuadre të madhe. Të shënoja golin e fitores në shtëpi ishte e pabesueshme. U ndjeva rehat dhe mirë. Të luanim mirë ishte e rëndësishme, të shënoja golin vendimtar e ndihmon shumë skuadrën”.

 

The post Bellingham s’kishte shënuar nga korriku, u zhbllokua ndaj Juves: Çfarë ndjesie fantastike! appeared first on Telesport.