Bellingham nderon Real Madridin ndaj Juventus, fitore bindëse për Bayern, Chelsea dhe Liverpool (video)

Real Madrid ka marrë fitoren e tretë rresht në Champions League, pasi mundi në “Santiago Bernabeu” 1-0 Juventusin. Duhej të kalonin 57 minuta që të zhbllokohej reuzltati.

Pasi mori një pasim nga Arda Guler, Vincius Junior është i papërmbajtshëm në krahun e majtë, ku “tallet” keq me mbrojtjen e Juventusit, por braziliani ishte i pafat, pasi goditja e tij u ndal nga shtylla. Jude Bellingham gjendej në kohën dhe në vendin e duhur, anglezi shtyn topin në rrjetë.

Në “Allianz Arena”, Bayern Munich fitoi 4-0 ndaj Club Brugge, me golat e Karl Lennart 5′, Harry Kane 14′ dhe Luis Diaz 34′ dhe Nicolas Jackson 78′. Fitore bindëse edhe për dy ekipet angleze, Chelsea dhe Liverpool.

Chelsea fitoi në “Stamford Bridge”, 5-1 ndaj Ajax-it me golat e Marc Guiu 18′, Moises Caicedo 26′, Enzo Fernandes nga penalltia 45′ , Estevao po nga penalltia 45+5′ dhe Tyrique George 48′. Për holandezët shënoi golin e vetëm Wout Weghorst nga penalltia në minutën e 33′.

Pas 4 humbjeve rresht, Liverpool rikthehet te fitorja. Të kuqtë fituan 1-5 në transfertë ndaj Eintracht Frankfurt. Edhe pse vendasit kaluan të parët në avantazh me Kristensen 26′, Liverpooli përmbysi shumë shpejt shifrat me golat e Ekitike35′, Van Dijk 39′, Konate 45′, Gapko 66′ dhe Szoboszlai 70′.

Në tre sfidat e tjera, Atalanta barazoi pa gola në Bergamo ndaj Slavia Prague. I njëjti rezultat edhe në Principatë, mes Monaco dhe Tottenham. Sporting Lisbon fitoi me përmbysje në shtëpi 2-1 ndaj Marseille.

SHIKOGOLAT

The post Bellingham nderon Real Madridin ndaj Juventus, fitore bindëse për Bayern, Chelsea dhe Liverpool (video) appeared first on Telesport.