Belinda Balluku në SPAK: Isha për një çështje nën hetim

Belinda Balluku, zv.Kryeministrja njëkohësisht Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë është paraqitur pasditen e kësaj të premteje në SPAK.

Belinda Balluku foli për gazetarët pasi doli nga SPAK dhe tha se ka pranuar të paraqitet aty në respekt të organeve të drejtësisë.

“Përshëndetje të gjithëve! Në respekt të organeve të drejtësisë, kam pranuar kërkesën e SPAK për një çështje nën hetim. Si qytetare dhe si zyrtare publike, e shikoj si një proces për të cilin jam shpresëplotë se do të jetë i bazuar në transparencë, llogaridhënie dhe, mbi të gjitha, mbi parimet e drejtësisë së pandryshueshme, tek e cila besoj”, deklaroi Balluku.