Me 1.236 raste të reja në 24 orët e fundit numri i rasteve me COVID-19 në Belgjikë është rritur në 34.809, ndërsa me 417 vdekjet e reja numri gjithsej i personave që kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 4.857, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Qendra e Krizës në Belgjikë njoftohet se në 24 orët e fundit në vend janë shtruar në spital 310 persona, ndërsa janë shëruar duke u larguar nga spitali 455 persona.
Më tej në deklaratë njoftohet se që nga 15 marsi e deri më tani janë larguar nga spitali 7.526 njerëz të diagnostikuar më parë me COVID-19.
Ndërkohë, numri i njerëzve në kujdesin intensiv është pakësuar me 22 persona duke rënë në 1.182 persona.