Hapësira ajrore e Belgjikës aktualisht është e mbyllur për shkak të një problemi teknik në Skeyes, kompania publike belge përgjegjëse për kontrollin e trafikut ajror.
Këtë e ka bërë të ditur aeroporti i Brukselit, kompania që menaxhon aeroportin kryesor të Zaventem, duke saktësuar se për momentin nuk e di se sa do të zgjasë mbyllja.
Të gjithë avionët në hapësirën ajrore të kontrolluar nga Skeyes u devijuan përkohësisht në vendet fqinje, me një sistem rezervë që garantonte sigurinë, shkruan a2cnn. Origjina e defektit aktualisht nuk dihet. Asnjë aeroplan nuk mund të ngrihet ose ulet në aeroportet e Zaventem, Antwerp, Ostend, Charleroi dhe Liège.
Mbyllja e përkohshme ka rezultuar në ndërprerje në shkallë të gjerë të fluturimeve që mbulojnë disa rrugë brenda dhe jashtë Belgjikës.