“Mosmiratimi i buxhetit përbën një problem jetësor për shtetin dhe për punëtorët publikë”, kështu po paralajmëron për “Front Online” kryetari i Zjarrfikësve të Kosovës, Muharrem Beka.
Ai thotë se ngërçi politik duhet të zgjidhet sa më parë, pasi vonesat rrezikojnë që shumë kategori të mbeten pa paga.
“Mos miratimi i buxhetit është problem jetësor dhe për shtetin e Kosovës. Ky ngërç duhet të zgjidhet sa më parë se është në interes të të gjithëve, nuk mund të interferojmë se kjo është çështje politike, janë të obliguar që të bëjnë zgjidhje, nuk duhet të mbetet asnjë kategori pa paga se kjo ndikon negativisht në shtet, pjesa dërrmuese e zjarrfikësve janë në kredi dhe nuk mund të ja dalin”, thotë Beka.
Ai kërkoi që qeveria e re, të marrë përgjegjësinë për zgjidhjen e problemeve të zjarrfikësve.
“Nuk kemi pasur bisedime me qeverinë, jemi duke pritur formimin e qeverisë kushdo që vjen duhet ti zgjidh problemet e zjarrfikësve”, potencoi Beka.










