BËHU GERRY ADAMS/ Rubin revokon fjalët që Albright i kishte thënë Thaçit në një takim në Rambuje

James Rubin, ish-ndihmës sekretari i shtetit dhe zëdhënësi kryesor i ish-sekretares amerikane Madeleine Albright, është dëshmitari i parë i mbrojtjes së Presidentit Hashim Thaçi.

James Rubin, ish-ndihmës sekretari i shtetit dhe zëdhënësi kryesor i ish-sekretares amerikane Madeleine Albright, po vazhdon dëshminë e tij në Hagë.

Pasi iu prezantua një kabllo nga një takim në Rambuje, ku atëherë sekretarja e shtetit Madeliene Albright i drejtohej UÇK-së duke u thënë se duhet të kthehen në parti politike, Rubin shtoi se jo vetëm aq – Albright i tha liderit shqiptar në konferencë Hashim Thaçit se ti duhet të bëhesh Gerry Adams i Kosovës, ky i fundit lider politik i Irlandës që rrodhi nga lufta për çlirim e IRA (Ushtria Republikane e Irlandës).

Ai tha se kjo ishte një referencë direkte që iu bë Presidenti Thaçit në at takim. Kjo tha se mund të mos jetë përfshirë në kabllo për shkak se ato janë vetëm përshtypjet e atij/asaj që e shkruan. Por, Rubin e tha me siguri se Albright i ka dhënë Gerry Adams si referencë Thaçit.