Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka lënë të kuptohet se partia e tij nuk do ta mbështesë Vjosa Osmanin për një mandat tjetër presidencial.
Behrami tha se një marrëveshje për presidentin do të duhej të bazohej në kritere të qarta, duke theksuar unitetin si kusht kryesor.
“Marrëveshja si parakusht duhet me pas kritere, kriteri kryesor është uniteti që duhet me përfaqësu ai person,” tha Behrami.
Sipas tij, presidentja aktuale nuk i plotëson këto kritere.
“Vjosa Osmani e ka përjashtu vetën meqë nuk i plotëson këto kritere. Vjosa Osmani nuk e përfaqëson këtë unitet”, tha Behrami në T7.










