Behrami: Shpresoj që organet e sigurisë të okupuara nga Kurti të mos jenë të përfshira në fshirjen e Logjikonomisë

Deputeti i PDK’së, Artan Behrami, ka thënë se shpreson që “organet e sigurisë së shtetit të Kosovës, të okupuara nga Albin Kurti, të mos jenë të përfshira në fshirjen e kanalit Logjikonomia në Youtube”.

Sipas tij, kjo nuk do ta befasonte.

“Megjithatë, pas inxhinieringut shtetëror shumë të sofistikuar për të manipuluar zgjedhjet në Mitrovicë, as kjo nuk do të më befasonte. Shenjat e para të autoritarizmit shfaqen pikërisht atëherë kur institucionet shtetërore instrumentalizohen kundër mediave, satirës dhe kundërshtarëve politikë.”

Behrami ka shpërndarë postimin e Valon Kerollit, i cili thotë se që të fshihet një faqe me ‘reports’ është procedurë që merr kohë.

“Kompanite e rrjeteve sociale ofrojne akcese te ndryshme per institucione e agjensione te ndryshme, ku kerkesave per mbyllje apo cfaredo kerkese tjeter i jepet pergjigje brenda minutave apo disa oreve, me se largu 24 oreve”, ka shkruar ai.