Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka reaguar pasi ambasadorja e Kosovës në Norvegji është parë duke marrë pjesë në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Behrami tha se ministrja në detyrë e MPJD-së, Donika Gërvalla ka mbushur ambasadat me militantë, ndërsa ka pushuar nga puna diplomatë që i kanë sjellur vendit njohje e anëtarësime të reja.
Postimi i plotë:
Donika Gërvalla ka larguar mbi 30 diplomatë që i kanë sjellur Kosovës njohje, anëtarësime, zgjerim të misioneve diplomatike.
Në vend të tyre, Ambasadat i ka mbushur me militantë, të cilët i shërbejnë nëpër fushata dhe në ditën e zgjedhjeve.
Neni 32 i Ligjit për Shërbimin e Jashtëm ia ndalon ambasadorëve çdo aktivitet politik.
Por, këta udhëhiqen nga parimet e hajnave ordinierë: “Ligji është për t’u thyer”.
Keni afat deri më 28 dhjetor, në ditën kur Kosova rikthehet në sistemin ndërkombëtar me një Kryeministër dhe Ministër të Jashtëm të ri.











