Behrami reagon pas deklartës skandaloze të Vokrrit të VV-së: E pabesueshme, VV për trazirat në veri fajëson BE-në

Një deklaratë skandaloze u prodhua sot nga Zëvendës Ministri në detyrë i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, i cili fajësoi ndërkombëtarët për nxitje të trazirave në veri – për çka deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, reagoi duke e vlerësuar për “amnistim të Radojçiqit”.

“Pasi ia mundësuan ikjen nga malet e Kosovës, VV-ja sërish amniston Radojçiqin dhe kriminelët e tjerë që kanë nxitur trazira në veri. VV-ja, përmes ish-zëvendësministrit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, fajtor për trazirat në veri e bën Bashkimin Evropian! E pabesueshme!”, shkroi ai.