Behrami për Kurtin: Nuk flet me grupin e vet, si me qenë në gjak me ta

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka thënë se Lëvizja vetëvendosje e përfaqëson mendësinë e arrogancës dhe mendësinë që do ta tjetërsojë edhe sistemin ligjor.

Sipas Behramit, kryeministri i dorëhequr, Albin Kurti, vijat e kuqe për bashkëpunim ia ka vu vetës, madje sipas tij, përveç politikisht, e ka izoluar veten edhe fizikisht me truprojat e tij dhe me anti-plumba.

“Kur vjen ai njeri në kuvend, është si i izoluar, veç vjen, ulet dhe nuk flet as me grupin e vet parlamentar, si me qenë në gjak ta dhe me krejt të tjerët në kuvend”.

“Ky e ka krijuar këtë perceptim, pamje të tilla janë në shërbim të manipulimit të opinionit publik. Këta duan që t’ia shesin opinionit publik se ky me këtë bllokim, po e mendon një kauzë shumë më të madhe”, tha Behrami në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se gjithçka bëhet në shërbim të narracionit se Kurti është një personalitet i rrezikuar sepse është në rrugën e drejtë, e ata që ecin lirshëm në shesh janë në rrugën e gabuar.