Behrami pas konferencë së Abdixhikut: I qiti një kerr kushte, tybe boll modestë janë këta të LDK-së

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili tha se partia e tij nuk do të bëhet pjesë e asnjë qeverie të re pa marrë postin e kryeministrit.

Përmes një postimi në Facebook, deputeti ironizoi me qëndrimin e Abdixhikut, duke e cilësuar si një listë të gjatë kushtesh, sikur Kosova të ishte një “ishull i izoluar, i mbrojtur nga dallgët e botës së trazuar”.

Reagimi i plotë:

“Pas pesë orëve në takim, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i qiti një kerr kushte për të gjitha partitë në Kosovë, thue ti Kosova është ishull i izoluar, i mbrojtur nga dallgët e botës së trazuar!

Tybe boll modestë janë këta të LDK-së.

Tha kryeministrin e dojmë ne! Presidenten e kanë. Kanë mujt me kërku edhe kryetarin e Kuvendit edhe 80% të kabinetit qeveritar!” – tha Behrami.