Deputeti i PDK’së, Artan Behrami, ka reaguar sërish për çështjen e votave në Mitrovicë. Ai ka thënë se “këto ditë u pa qysh funksionon Cyberxhemati i Albin Kurtit”.
“Për të mbuluar manipulimin më të madh elektoral në historinë e Kosovës, mehybët e VV-së e shpërndanë një tabelë të krijuar nga Studio Kosova e Re, me drejtoreshë Dejona Mihaili. Pra, këta nuk iu besojnë fakteve të botës sëkëndejme. Këta iu besojnë rrenave të botës paralele të Kurtit. Por, qysh ka thënë babai i tyre ideologjik: rreni sa më shumë derisa ajo të bëhet e vërtetë! Por, kot e keni!”
Behrami ka thënë se pa hetim për votat në Mitrovicë, nuk do të ketë besim në asnjë proces zgjedhor.
“Pa hetim të organeve të drejtësisë për manupilimin e votave në Mitrovicë, nuk do të ketë besim në asnjë proces zgjedhor!”










