Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka paralajmëruar se veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës po e vendosin vendin në të njëjtën listë me Gjeorgjinë, e cila udhëhiqet nga një qeveri me orientim proruse.
Sipas tij, para një viti, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pezulluar partneritetin strategjik me këtë Gjeorgjinë, pasi partia në pushtet “Georgian Dream” kishte vendosur të ndalë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
“Tani, duke futur Kosovën në një listë me Gjeorgjinë, SHBA-të po sinjalizojnë qartë se veprimet e kryeministrit Albin Kurti, të amnistuar nga presidentja Vjosa Osmani, janë në kundërshtim me interesat strategjike amerikane”, ka deklaruar Behrami.
Ai shton se këto veprime jo vetëm që dëmtojnë marrëdhëniet me partnerët perëndimorë, por edhe i shërbejnë indirekt interesave të Rusisë në rajon.
https://www.facebook.com/share/p/1CiCm79tSB/