Kandidati i PDK-së për deputet, Artan Behrami, në një reagim në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se nesër është dita e Kosovës. Sipas tij, është dita e Bedri Hamzës.
Ai theksoi se Kosova ka nevojë për stabilitet, për siguri, për zhvillim ekonomik dhe për aleatë.
Postimi i plotë:
Nesër është dita e Kosovës.
Është dita e Bedri Hamzës!
Kosova ka nevojë për stabilitet, për siguri, për zhvillim ekonomik, për aleatë.
Kosova ka nevojë për BASHKIM!
Përpara – Bedri Hamza kryeministër!
Edhe? Dihet!










