Deputeti PDK-së, Artan Behrami thotë se mjafton vetëm një fletëvotim i gjetur me numër serik të çrregullt, që Mitrovica të shkojë në rivotim.
Sipas tij, një fletëvotim i tillë mund të korruptojë qindra apo mijëra të tjera, derisa ai pretendon se në çdo shkollë të Mitrovicës ka pasur fletëvotime të këtij lloji, transmeton Klankosova.tv.
Behrami shton se mbi 86% prej tyre janë vota për kryetarin e zgjedhur të Mitrovicës, Faton Pecin.
“Për hajnat me tri ndërrime: Mjafton vetëm një – vetëm një fletëvotim me numër serik të çrregullt të gjendet, që Mitrovica të shkojë në rivotim. Një fletëvotim i tillë mund të korruptojë qindra apo mijëra të tjera. Në çdo shkollë ka pasur fletëvotime të tilla. Mbi 86% prej tyre janë vota për Faton Pecin”, ka shkruar ai.










