Artan Behrami, kandidati i PDK-së për deputet, ka thënë se kryeministrit të vendit Albin Kurti i është ndalur zëri duke sharë e fyer.
Në emision Weekend të Klan Kosovës, ai theksoi se atij zëri i është ndalur nga bërtimat për entuziazëm dhe fitore të PDK-së, siç u shpreh ai në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Ju e keni parë edhe kryeministrin Albin Kurti edhe atij është shterur zëri, por atij është shterur zëri prej ‘gazepit’, prej bërtimave edhe prej fyerjeve që përdorë, prej mallkimit e prej sharjeve, e prej nemave, e neve na u është shterur zëri nga entuziazmi”.
“Mbrëmë ishim në Vushtrri, aty çdo i dyti sekond duhej të bërtisje, Bedri Hamza, UÇK, Hashim Thaçi e Kadri Veseli, e ky zë dikur shkon, ky është zë i entuziazmit edhe është zë se ne do të shkojmë në qeveri”, ka thënë Behrami.