Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka deklaruar para mediave se seanca e paralajmëruar për ora 11:00 është, sipas tij, antikushtetuese dhe përpjekje për përmbysjen e rendit kushtetues në vend.
Ai akuzoi kryeministrin Albin Kurti për, siç tha, uzurpim të institucioneve shtetërore dhe zvarritje të proceseve përmes ushtruesve të detyrës.
“Qëndrimi i PDK-së është i qartë se seanca e orës 11:00 është një seancë me përmbajtje antiligjore, antikushtetuese dhe me përpjekjet për të përmbysur rendin kushtetues të Kosovës. Tash e një vit Albin Kurti, i cili ka okupuar institucionet e Kosovës, zyrën e kryeministrit, ka okupuar të gjitha institucionet që operojnë me ushtrues të detyrës, po bën çmos që të përmbysë rendin kushtetues dhe në këtë vit ai është ridëshmuar si një njeri që bën hile, një hileqar që nuk respekton rregulla, ligje, norma, nuk respekton kushtetutë. PDK qëndrimi i saj është i qartë, ne nuk do të jemi të pranishëm në orën 11:00”, tha ai.











