Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shkruar për katër njohjet që i erdhën Kosovës gjatë këtij viti. Në atë kohë ai nuk ishte kryeministër i zgjedhur, por kryeministër në detyrë.
Kurti ka theksuar se njohjet janë edhe më të rëndësishme pasi ato erdhën pas një periudhe kur më shumë flitej për rrezikun nga të ashtuquajtura “çnjohje”, sesa për mundësitë e njohjeve të reja.
Reagimi i menjëhershëm erdhi nga kandidati i PDK-së për deputet, Artan Behrami. Ai i kujtoi Kurtit se për këto njohje ai nuk ka asnjë meritë.
“Katër njohje për gjashtë vjet. Asnjë meritë nuk e ke në to. Ne i kemi sjellë 118 njohje. Po në botën tënde paralele, garant katër njohje janë më shumë se 118”, ka shkruar Behrami në llogarinë e Kurtit në Facebook.













