Behrami flet me emocion për Thaçin: I mungon skenës politike si mendja trupit

Kandidati i PDK-së për deputet, Artan Behrami, në një intervistë ka folur me emocion për bashkëpunëtorin e tij, ish-presidentin Hashim Thaçi.

Ai ka thënë se Hashim Thaçi i mungon politikës kosovare si mendja trupit.

“Ka pak raste në botë kur një lider politik, nga ideja për të krijuar shtetin deri te ideja për ta ndërtuar atë, i ka udhëhequr të gjitha proceset. Shteteve të tjera u janë dashur 100 vjet, 200 vjet, madje edhe 700 vjet, pra kalimi i disa gjeneratave. Ai është ndër rastet e rralla ku një lider, që nga ideja e themelimit të shtetit, sakrifica e UÇK-së dhe e popullit të Kosovës, e deri te negociatat, shpallja e pavarësisë dhe shtetndërtimi, ka qenë i njëjti personalitet që u ka prirë të gjithave”, ka thënë Behrami i cili mban numrin 75 në listën e PDK-së për deputet.

Videoja e plotë:

https://www.facebook.com/watch/?mibextid=wwXIfr&v=2605535246494928&rdid=8elbpA97YcSZhxjf