Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka reaguar ndaj pëlqimit që ka bërë në Facebook, nëna e Donika Gërvallës në një shkrim të rremë të gazetarit të vetëshpallur, Vudi Xhymshitit.
Behrami ka thënë se e bija e saj, Donika, ka dërguar dokumente në Gjykatën Speciale kundër krerëve të UÇK-së, ndërkaq e ëma pëlqen propagandën 30-vjeçare të Serbisë kundër UÇK-së.
“E bija dërgon dokumente në Gjykatën Speciale kundër krerëve të UÇK-së. E ëma i bën like përhapësit të propagandës 30-vjeçare të Serbisë kundër UÇK-së”, ka shkruar ai.
“Tash paramendojeni: Albin Kurti në listë për Ministre të Drejtësisë e ka Donika Gërvallën. Lirisht mund ta vendosë edhe Ekaterina Trendafilovën” ka thënë Behrami.










