Behrami e bën për “pesë pare” në debat me një pyetje Krakin e VV-së

Kandidati i PDK-së për deputet ne numër 75, Artan Behrami mbrëmë e ka dominuar debatin zgjedhor në RTK kundër kandidatit të VV-së për deputet, Nezir Kraki.

Derisa po flisnin për raportet mes presidentes dhe kryediplomates dhe se si ndikon në diplomaci kjo marrëdhënie toksike e tyre, Behrami i bëri një pyetje Krakit që nuk dinte t’i përgjigjej.

Kraki po mundohej ta bënte të dukej se marrëdhënia Osmani-Gërvalla funksionon dhe se nuk dëmton diplomacinë kosovare.

Behrami e pyeti thjeshtë: “Kur janë takuar për herë të fundit?”.

Kraki në atë moment bllokoi dhe nuk arrinte të jepte një përgjigje.

SHIKOJENI VIDEON:

 

Meqë po jetojmë në kohën e kashelashave. Kur e ka takuar Ministrja e Jashtme e Kosovës për herë të fundit Presidenten Osmani?

Qe përgjigjja! 🤣😂

#PDK 131✅
#BedriHamza 1✅
#ArtanBehrami 75✅

Posted by Artan Behrami on Sunday, January 26, 2025