Behrami: Deputeti Kurti është duke i dënuar edhe votuesit e vet

Artan Behrami, deputeti nga radhët e PDK-së, tha se ky bllokim nga LVV është insistim që të mbahen peng institucionet e Kosovës.

Ai tha se Kurti po shpërfaq arrogancën si përherë, derisa shtoi se “deputeti Kurti është duke i dënuar edhe votuesit e vet”.

“LVV dhe deputeti Albin Kurti po shpërfaq arrogancë që gjithmonë e ka pasë, një tendencë për me dominu mbi të tjerët. Besoj që zgjidhja për këtë ngërç është tek ai”, tha ai.

“Atë ditë që heq dorë nga arroganca, atë ditë edhe mund të zhbllokohet situata.  Deputeti Kurti është duke i dënuar edhe votuesit e vet, në një formë duke i thënë që ja çfarë ndodh kur ju nuk ma jepni votën”, tha Behrami.