Behrami: Deputeti Kurti e ka transformuar shtetin e Kosovës në një makinë të fatit

 

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka vazhduar kritikat ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti.

Ai ka vlerësuar se deputeti Albin Kurti e ka shndërruar shtetin e Kosovës në një makinë të fatit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar për korruptimit e njerëzve të Albin Kurtit.

“Deputeti Kurti (Grinçi) e ka transformuar shtetin e Kosovës në një makinë të fatit. Nga dasmat, ku shpërndahen xheparoshët, në terr dhe me tension të ulët, ka marrë familjarët e tij dhe të bashkëpunëtorëve për t’i sjellë në llunaparkun e shfrenimit të kurrupsionit. Aty, ku makinat e fatit janë kurdisur që gjithmonë të fitojnë Martinat, Nagipat, Luanat… Derisa Grinçi, si një elektricist i shkolluar, vazhdon të mbajë në duar ‘fazomerin’ për t’ua pastruar rrugën hajnave nga ndonjë ‘kurzschluss’ i mundshëm! Por, një ditë, siguresat do të ndalin këtë mbingarkesë për shtetin dhe qytetarët e saj. Si në çdo film për fëmijë, dashuria do të ngadhnjejë mbi urrejtjen!”, ka shkruar Behrami.