Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar ndaj raportimeve për kërcënimin e Thaçit dhe të tjerëve nga një prokuror i Hagës.
Ai e ka kritikuar heshtjen e kryeministrit Albin Kurti në raport me këtë gjykate.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se atë çfarë Albin Kurti nuk mund t’ua bëjë krerëve të UÇK-së në Hagë, ua bën Gjykata Speciale
“Atë çfarë nuk mund t’ua bëjë Gjykata Speciale në Kosovë krerëve të UÇK-së, ua bën Albin Kurti. Atë çfarë Albin Kurti nuk mund t’ua bëjë krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale, ua bën Gjykata Speciale. Gjykata Speciale dhe Albin Kurti janë vetëm zëvendësim i njëri-tjetrit në përpjekje për të demonizuar dhe kriminalizuar UÇK-në dhe krerët e saj. Por, ashtu siç i kanë fituar të gjitha betejat deri më sot, krerët e UÇK-së do të dalin fitimtarë edhe në këtë betejë të shumëfishtë!”, ka shkruar Behrami.