Behrami: Aktakuza ndaj Thaçit e Veselit nuk rrëzohet pa e rrëzu Kurtin prej pushtetit

Artan Behrami, kandidat i PDK-së për deputet, ka shpërndarë një pjesë të fjalimit që e mbajti gjatë një takimi elektoral me simpatizantë, në Burojë të Skenderajt.

Sipas Behramit, aktakuza ndaj Thaçit e Veselit nuk rrëzohet pa rënë Albin Kurti prej pushtetit.

“Aktakuza ndaj tyre nuk rrëzohet pa e rrëzu Albin Kurtin prej pushtetit. Njëherë rrëzohet Albini, më pas rrëzohet aktakuza, pastaj vjen Hashim Thaçi në Kosovë”, ka thënë ai.