Bëhet virale një video e Laertit, ku e kërcënon Gjestin: Do të vij në mes të Prishtinës dhe do e shohim

Laert Vasili dhe Gjesti janë përfshirë në debate të ashpra këto ditë në shtëpinë e Big Brother.

Ka qenë aktori që ka lidhur një moment me fenë islame e më pas i është kapur banorit nga Kosova për alkool.

Në videon e shpërndarë në rrjete sociale, ai shihet duke kërcënuar në një formë Gjestin, duke i thënë se do të vijë në mes të Prishtinës.

Foto: Screenshot/TikTok

E më pas biseda e tyre agravon duke kaluar në ofendime të rënda ndaj njëri-tjetrit.

Për më shumë, më poshtë ua sjellim bisedën e plotë:

Laerti: Për këtë që the sot do të vi unë në mes të Prishtinës dhe do e shohim se si do të jetë muhabeti, more vesh.

Gjesti: Ja nisi kërcënimet.

Laerti: Që të faktoj kush o ky.

Gjesti: Kujt i vjen në Prishtinë ti.

Laerti: Në mes, te sheshi Skënderbeu.

Gjesti: Hajde të pres, jo në Prishtinë në fshat timin.

Laerti: Mashtrues që zë Allahun be me shishe birrë në dorë. Mashtrues.

Gjesti: Kush ka bërë be rrejshëm.

Laerti: Ti zë Allahun kur ke shishe birrë në dorë, alkool në dorë.

Gjesti: Zoti ma fal mua, a nuk e mban veten në mend si je pirë a.

Laerti: Nuk mbaj veten unë.

Gjesti: Mos më shti me fol për alkool, mos më fol këtu. Boll më. Të dytë pimë, ti e tepron unë e mbaj veten.

Laerti: Mbylle sqepin.

Gjesti: Alkoolin mos e përmend, unë i pi 10 copa ti 50 copa. S’ki të ndalur. Ndale gojën.

Laerti: Hajde more, ec, merrem unë me ty. Boll o boll se na lodhe kokën.