Largimi i Inigo Martinez ka lënë një boshllëk shumë të madh te mbrojtja e Barcelonës. 34-vjeçari u largua në mënyrë të befasishme në verë nga Barcelona tek Al-Nassr, ku sigurisht paga e ofruar nga sauditët ishte një arsye joshëse për t’u transferuar atje.
Megjithatë, mediet spanjolle bëjnë me dije se Inigo Martinez është bërë pishman për transferimin te klubi saudit dhe kërkon të rikthehet te katalanasit për më pak se 6 muaj. Kujtojmë se spanjolli ka firmosur për dy vite me Al-Nassr, por ka një klauzolë që i lejon atij largimin në fund të sezonit të parë.
Sigurisht që marrëveshja me klubin saudit nuk do të jetë aspak e lehtë për Barcelonën, por meqenëse dëshira e madhe e lojtarit është të rikthehet sa më shpejt tek ish-ekipi i tij, nuk përjashtohet mundësia që të gjehet gjuha e përbashkët mes palëve në merkaton e janarit.
The post Bëhet pishman për më pak se 6 muaj dhe kërkon të rikthehet te Barcelona në janar appeared first on Telesport.











