Bëhet përditësimi i të dhënave, kaq janë pritjet në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë

Pika kufitare te Dheu i Bardhë po del të jetë më e ngarkuara për të hyrë në Kosovë, shkruan Reporteri.net.

Këtu mërgimtarët po presin deri në 40 minuta, me një kolonë prej 250 metrave.

Në Muçibabë, Merdarë, Jarinje dhe Kullë, pritjet janë 10 deri në 15 minuta.


Pikat tjera kufitare raportohet të jenë më qetë, me pritje të zakonshme 3 deri në 5 minuta.

/Reporteri.net/