Bëhet e ditur data kur do të publikohet sezoni i tretë i “Squid Game”

Netflix ka konfirmuar zyrtarisht në rrjetet e tij sociale se sezoni i tretë i serialit “Squid Game” do të publikohet premierë më 27 qershor.

Gjegjësisht, sezoni i dytë i serialit ka filluar më 26 dhjetor të vitit të kaluar, dhe duke gjykuar nga data e publikimit të sezonit të tretë dhe të fundit, fansat e këtij seriali nuk do të duhet të presin gjatë.

Nuk është zbuluar shumë për skenarin e sezonit të tretë, por supozohet se do të pasojë ngjarjet menjëherë pas përfundimit të episodit të shtatë të sezonit të dytë të “Squid Game”.

Në sezonin e tretë, rolet do të luhen nga aktorët: Lee Jung-jae, Park Gyu-young, Jo Yu-ri, Kang Ae-sim, Yang Dong-geun, Lee Byung-hun. Përveç datës zyrtare të premierës së sezonit të tretë, Netflix ka shpërndarë edhe fotografitë e para nga xhirimet e sezonit të ri.

Lajmi për daljen e afërt të sezonit të ri gëzoi fansat, ndaj në komentet poshtë postimit ku Netflix zyrtarizoi datën, shumë prej tyre ndanë mendimin e tyre.

“Ky është një nga serialet që nuk mund të ndaloja së shikuari. Më vjen keq që seriali përfundon me sezonin e tretë”, “Të dy sezonet ishin të shkëlqyera, besoj se do të jetë kështu edhe me të tretin”, “Vetëm edhe pak muaj dhe më pas fillon e vërteta, mezi po pres”, kanë shkruar disa nga fansat e këtij seriali.

Autori i serialit Hwang Dong-hyuk theksoi se pjesa e tretë do të jetë e ngjashme me pjesën e dytë të sezonit të dytë.

“Unë nuk kam ndonjë arsye të veçantë për këtë, përveç se në fillim e imagjinoja të gjithë këtë si një serial, kështu që sezoni i dytë dhe i tretë ishin pjesë e një historie të vetme gjatë kohës që isha duke e shkruar. Ndërsa e zhvillova historinë, unë e kuptoi që kishte shumë episode dhe se ishte shumë e gjatë”, tha ai.

Sezoni i dytë i serialit u shikua mbi 126 milionë herë në vetëm 11 ditë nga premiera. /Telegrafi/